Kush banon në shtëpinë ku u xhirua seriali “Nashe Maalo”? Hidhini një sy shtëpisë së Visar Etemit, një aktori me një histori të jashtëzakonshme jete

“Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1895 dhe është rinovuar 5 herë, por këtë herë është më e rinovuara” – këto janë fjalët me të cilat Visari hapi dyert e shtëpisë së tij dhe vazhdoi menjëherë me rrëfime mahnitëse për historinë e familjes. “Nuk e di me siguri, por thuhet se këtu ka pasur një pus”. Thuhet se stërgjyshi kur kthehej në mbrëmje, sillte gjithmonë një qese sheqer dhe e derdhte në pus duke thënë: “Kur të vijnë fqinjët, të mos pinë ujë, por sherbet”, shton ai duke u buzëqeshur. Një fakt pak i njohur është se kjo shtëpi është lokacioni ku është xhiruar seriali tashmë kult “Nashe Maalo”, shtëpia e mbushur plot me histori, të qeshura dhe emocione në çdo detaj edhe jashtë ekraneve televizive.




















































