Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pasi është pritur të ketë reflektim në komentet që pala kosovare i ka bërë te ndërmjetësi për dialog, Miroslav Lajçak.
Kusari-Lila, deklaron se është skeptike se do të ketë progres në dialog para zgjedhjeve në Bashkim Evropian.
Sipas saj, dërgimi ose jo i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese nuk do të ndryshonte situatën aktuale në terren në katër komunat veriore.
“Kërkesë e përhershme ka mbetur gjatë gjithë kohës ose në baza periodike është përmendur domosdoshmëria e dërgimit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila nuk është bërë pasi është pritur të ketë reflektimi në komentet që pala kosovare i ka dorëzuar te ndërmjetësi për draft-statutin e Asociacionit. Nuk është se në terren do të ndryshohej shumë situata sikur draft-statuti të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.
Në terren ndryshohet situata kur të ketë normalitet në funksionimin e jetës siç shihet dhe është çdo vend në Kosovë. Kur qytetarët kanë siguri, evidencat e fundit tregojnë se është rritur siguria në katër komunat në veri të vendit. Po ashtu, të fillohet të kryhen obligimet ndaj kompanive që ofrojnë shërbime publike. Të fillojë dhe të vazhdojë në kontinuitet funksionimi i mirëfilltë i qeverisjes lokale, jo në shërbim të grupeve të caktuara të interesit, por të gjithë qytetarëve pa dallim, siç po ndodh tani. Natyrisht, pas procesit zgjedhor pastaj të shikohen hapat të tjerë”, thotë Kusari-Lila.
Shefja e deputetëve të LVV-së akuzon Serbinë për qasje dekonstruktive në dialog. Ajo thekson se përderisa nuk ka masa ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë dhe derisa shteti fqinj mbron personat që kanë qenë të përfshirë në agresionin ndaj Kosovës, është e vështirë të thuhet se mund të ketë lëvizje përpara në dialog.
“Është e vështirë të thuhet për faktin se është një periudhë shumë e shkurtë kohore. Zgjedhjet tashmë janë afruar, kanë mbetur pak më shumë se dy muaj, por nënkuptohet se para zgjedhjeve do të ketë angazhim të të gjithë akterëve në fushatë elektorale në vendet e BE-së. Për ne mbetet shumë sfiduese fakti që Serbia ende mban dhe aktivisht mbron të gjithë ata persona që kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë lëvizje nga bashkësia ndërkombëtare në raport me masat që do të duheshin t’i vendoseshin Serbisë për involvimin e tyre në këtë sulm të rëndë që iu bënë Kosovës. Prandaj të themi që do të ndryshojnë gjërat në këtë periudhë kaq të shkurtë kohore, para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian është e vështirë”, shton ajo.
Duke folur për rregulloren e BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë dhe mundësitë që e njëjta të diskutohet në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel, Kusari-Lila, thotë se e vetmja çështje që mund të bisedohet në raport me këtë temë janë gjetja e mekanizmave lehtësues për konvertimin e dinarit në euro.
“Niveli politik për këtë çështje është kryer, pasi ne kemi të paraparë që kemi një valutë në Kosovë që përdoret për pagesat e brendshme. Edhe një herë po e ritheksoj se transferet mund të bëhen, por ato duhet të konvertohen kur të nxjerrën për pagesa brenda Kosovës. E vetmja çështje që mund të diskutohet në raport me këtë temë janë mekanizmat lehtësues për procedurën e ndërmjetme dhe jo ndryshimi apo reflektimi ndryshe për përdorimin e valutës tjetër në Kosovë”, thotë ajo për kp.
Krahas këtyre, Kusari-Lila flet edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore dhe mundësitë e heqjes së masave ndëshkuese pas caktimit të datës për votimin e largimit të kryetarëve aktualë.
“(Votimi) Duhet të ketë mbi 50 për qind plus një të votuesve të regjistruar, pas së cilit nëse ato rezultojnë të tilla me largimin e kryetarëve, atëherë do të iniciohet apo fillohet me procedimin e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat në veri, të cilat do të nënkuptonin mandate të kryetarëve për një vit, deri në vjeshtën e vitit 2025, kur janë zgjedhjet e rregullta lokale. Masat ndëshkuese do të duheshin të ishin larguar tashmë, për arsye se një prej kërkesave dhe kritereve ka qenë de-eskalimi.
Shihet se në veri s’ka situatë të eskaluar siç ishte në fillim verën e vitit të kaluar. Masat nuk kanë qenë për procesin e dialogut, kanë qenë vetëm për situatën e sigurisë, de-eskalimin, uljen e numrit të policëve atje dhe pastaj organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale. S’ka pasur elemente apo kritere të tjera të natyrës politike në vendimmarrje”, përfundon Kusari-Lila.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohet një person
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit