Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se bllokimi i rrugëve në veri është lojë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i planit franko-gjerman për dialogun.
Ajo thotë për KosovaPress se me tensionet në katër komunat veriore, Serbia haptazi po shpërfaq ambiciet territoriale ndaj Kosovës, madje edhe përmes një konflikti tjetër të mundshëm.
“(Zhvillimet në veri) Lojë e Vuçiq për të zhvendosur vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të planit evropian, apo franko-gjerman, për një marrëveshje finale. Mungesa e guximit të ballafaqohet me atë që është pashmangshëm që do të vijën, qoftë për të apo kushdo tjetër që është në krye të Serbisë, njohja e Kosovës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje finale për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.
Ai ka gjetur mundësinë që të tërheqë auditin e fundit që e ka në Kosovës përmes manipulimit, gjegjësisht prezencës përmes bandave në katër komunat veriore… Është shumë e rëndësishme që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore, por pa amnisti për ata që shkaktuan këtë situatë”, thotë ajo.
Rrethanat e fundit në veri, sipas Kusari-Lilës, ia kanë hequr edhe maskën e fundit Vuçiqit karshi BE-së dhe ShBA-së për qëllimet dhe pretendimet e tij destruktive në dialog me Kosovën.
“Pretendimet territoriale dhe synimet për konflikt tjetër të mundshëm të Aleksandër Vuçiqit për Kosovën. Tash edhe zyrtarisht ata kanë deklaruar dhe konfirmuar se do të kërkojnë të sjellin trupat e tyre në Kosovë, duke ditur se tashmë në dekadën e fundit kanë afruar baza ushtarake afër kufirit me Kosovën.
Ka pasur vazhdimisht patrullime, deri tek edhe paraqitja e ambasadorit rus në kufi me Kosovën. Kjo nuk është se nuk është ditur apo parë, por nuk është thënë publikisht. Tash këto rrethanat e fundit kanë hequr edhe maskën e fundit të Vuqiq karshi BE-së, ShBA-së për qëllimet dhe pretendimet e tij destruktive në dëm të Kosovës, madje edhe komunitetit serb në Kosovë”, shton Kusari-Lila.
Ajo thekson se Plani franko-gjerman për dialogun synon normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Më e rëndësishmja është që synohet normalizim i plotë i raporteve që të hiqen të gjitha pengesat aktuale që janë për Kosovën në rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar. Njohjen nga vendet jo njohëse dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, thotë ajo.
Sa i përket kërkesave të vazhdueshme të aleatëve ndërkombëtarë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kusari-Lila thotë se për këtë temë duhet trajtim i mirëfilltë dhe përmbajtjesor.
“Këtu duhet të kemi një trajtim të mirëfilltë dhe përmbajtjesor. Në vazhdimësi me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe përfaqësues të tjerë kur kemi diskutuar këtë kërkesë, kemi thënë se më shumë se sa të diskutohet për një formë siç po diskutohet për asociacionin, sikur të ishte diçka abstrakte.
Më mirë është të diskutohet mbi përmbajtjen e saj… Në situatën aktuale, ajo çka është e rëndësishme se ato të drejtat që ia kanë t’i shfrytëzojnë. Gjegjësisht të jenë pjesëmarrës aktivë në jetën institucionale dhe politike, gradualisht të fokusohemi aty se si mbi vlerat e përbashkëta dhe shtetin multietnik të avancojmë vendin. Jo mbi krijimin e mekanizmave që do të tregojnë monoetnicitet siç është rasti me vet emërtimin asociacioni i komunave serbe”, përfundon ajo.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd deklaroi se duhet të fillohet të bisedohet për çështjen e asociacionit, ndërsa u shpreh kategorik kundër kërkesës së Serbisë për dërgimin e trupave policore e ushtarake në veri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!