LAJMI I FUNDIT:

Kusari – Lila i kundërpërgjigjet Deliut: Në rajonin e Drenicës ka më së shumti dhunime, nuk e votuat ligjin për personat e dhunuar

Kusari – Lila i kundërpërgjigjet Deliut: Në rajonin e Drenicës ka më së shumti dhunime, nuk e votuat ligjin për personat e dhunuar

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila i është kundërpërgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e cila në Kuvend deklaroi se anëtarët e LVV-së në vazhdimësi kanë nxitur përdorim të dhunës.

Deliu në fjalimin e saj në Kuvend tha se është keqinterpretuar deklarata e saj për rastin “Kumanova”, duke fajësuar kështu anëtarët e LVV-së.

E pas deklaratës se Deliut, reagoi Kusari- Lila e cila tha se ka pritur një mohim nga deputetja, e jo të bëjë sërish sulme, transmeton Telegrafi.


“Nuk është hera e parë që zonja Deliu sulmon luftën, ajo vjen nga rajoni i Drenicës, përderisa këtu në Kuvend ka votuar kundër ligjit për personat e dhunuar. Numri më i madh i personave të dhunuar është në rajonin e Drenicës dhe Dukagjinit, ajo gjithashtu ka votuar për Gjykatën Speciale, përkundër faktit se sot këtu ngritët gishti dhe akuzohen të tjerët. Unë prita një mohim tjetër nga ajo, nuk e mohoi se motra e saj punon në prokurorim të Kuvendit, nuk e mohoi se vëllai punon në zyre të prokurorimit të RTK-së. Në emër të luftës keni abuzuar”, tha ajo.

Deputetja Deliu për deklaratën rreth rastit “Kumanova”: Është keqinterpretuar, të arrestuarit nuk i kam cilësuar terrorist
Lexo po ashtu Deputetja Deliu për deklaratën rreth rastit “Kumanova”: Është keqinterpretuar, të arrestuarit nuk i kam cilësuar terrorist

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori