LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Do të jem kandidate e Alternativës për Kryetare të Gjakovës (Video)

Kusari-Lila: Do të jem kandidate e Alternativës për Kryetare të Gjakovës (Video)

Dy themeluesit e subjektit të ri politik Alternativa që sot pati vetëm tubimin e parë në Mitrovicë, Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila, gjatë emisionit InfoBox në RTV Dukagjin, shpalosen disa prej planeve dhe qëndrimeve të tyre lidhur me atë që sot e filluan edhe zyrtarisht.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Deda, thotë se nuk do të jenë partner politik, me ata që vendin e kanë sjell në këtë gjendje.


“Me partitë e tjera? Na i përkasim një populli dhe nuk mund të jemi armiq mes vete. Ne e kemi synim konsensusin për çështje të mëdha, për përfundimin e shtetësisë, dhe në të njëjtën kohë, e bëjmë të qartë se nuk mund të jemi partner me ata të cilët na kanë sjell në këtë pikë”, tha Deda.

Ai përmendi edhe unifikimin politikë në vend, e të cilin pretendojnë ta krijojnë, sidomos për çështje të mëdha për vendin.

Mimoza Kusari-Lila, që është njëra nga themelueset e Alternativës, tha se subjekti që përfaqëson do të ndjek vlerat liberal-demokrate, kurse për kryetarin e këtij subjekti, do të mund të flitet vetëm pas zgjedhjeve.

Kryetarja e Gjakovës e konfirmoi edhe rikandidimin edhe për një mandat qeverisës në këtë komunë.

“Në situatën siç jemi tani, po unë do të kandidoj edhe një mandat për Gjakovën”, tha ajo.

Subjekti më i ri në vend, pritet që së shpejti të regjistrohet në KQZ, derisa kompletimi i tij do të bëhet me një tubim në kryeqendër, që do të mbahet pas disa tubimeve nëpër qytete të vendit./RTV Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori