LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Më 19 nëntor konfirmohet rruga e zhvillimit për Gjakovën

Kusari-Lila: Më 19 nëntor konfirmohet rruga e zhvillimit për Gjakovën

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ditën e sotme e ka filluar me një takim në bashkësinë e tretë dhe të katërt lokale, ku është pritur nga shumë banorë të këtyre lokaliteteve.

Në adresimin e saj, kryetarja Kusari Lila, ka thënë se këto zgjedhje do të përcaktojnë fatin e Komunës së Gjakovës në katër vitet e ardhshme dhe rrugëtimin e sigurt të Gjakovës drejt zhvillimit dhe progresit të vazhdueshëm.

“Siç edhe keni dëgjuar, ne jemi bërë bashkë si forca politike progresive për t’ju siguruar të gjithë qytetarëve të Gjakovës një të ardhme më të mirë, duke tejkaluar dallimet politike dhe duke vënë në radhë të parë interesin e përgjithshëm të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës. Nëse në anën tjetër ekziston një grup politik që synim ka vetëm pasurimin e disa individëve, në anën tonë kemi profesionist, njerëz të guximshëm dhe të dëshmuar që Gjakovën ta dërgojnë në pozitën ku ka qenë dasht të jetë shumë më herët. Me 19 Nëntor vota jonë do të jetë goditje përfundimtare ndaj atyre që e kanë shfrytëzuar shpinën e Gjakovës për grupe dhe klane të ngushta, me 19 Nëntor vota jonë do të jetë goditja më e mirë për ata që sot shtetin e konsiderojnë si plaçkë dhe më 19 nëntor është dita kur Gjakova konfirmon rrugën e zhvillimit”, ka thënë ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.


Banorëve të bashkësisë së tretë dhe katërt lokale ju është drejtuar edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nënkryetari i Alternativës, Ilir Deda, i cili ka bërë thirrje për dalje sa më masive në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Në trend

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori