LAJMI I FUNDIT:

Kurz-Poposki: Maqedonia ka rol të rëndësishëm për ndalimin e emigrantëve ilegal

Kurz-Poposki: Maqedonia ka rol të rëndësishëm për ndalimin e emigrantëve ilegal

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri aktual i punëve të jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz dhe ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki, sot pasdite kanë vizituar kalimin kufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë, ku para një viti ishte fluksi më i madh i emigrantëve përmes rrugës Ballkanike. Kurz u interesua për situatën aktuale dhe tentimet për kalim ilegal në këtë kalim kufitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sipas Poposkit, Maqedoni po luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e marrëveshjes së Shengenit, përmes ndalimit të kalimit ilegal të migrantëve.


Dy ministrat vizituan disa lokacione në Gjevgjeli për vëzhgim të elektronik të kufirit, si dhe kontigjentin e policëve austriak të cilët për momentin janë në Gjevgjeli./Telegrafi/