LAJMI I FUNDIT:

Kurtishi flet për përdorimin e imunoterapisë në Klinikën Onkologjike në trajtimin e sëmundjes së kancerit

Kurtishi flet për përdorimin e imunoterapisë në Klinikën Onkologjike në trajtimin e sëmundjes së kancerit

Drejtori i Klinës Onkologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi ka treguar se klinika të cilën e drejton ai, po punon brenda kapaciteteve dhe mundësive që posedon për trajtimin e kancerit, tashmë edhe me imunoterapi..

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se në bazë të trendit të zhvillimeve të mjekësisë dhe botës që është bërë sipas tij gjithnjë e më e vogël, falë formave të reja të komunikimit, të behën marrëveshje me qendrat e ndryshme të hulumtimit nëpër botë, që edhe në Kosovë pacientët të përfshihen në hulumtime klinike.


Imunoterapia është një nga mënyrat më të reja me të cilën mjekësia po përpiqet të luftojë kancerin. Imunoterapia është një metodë që e ndihmon pacientin të luftojë kancerin përmes sistemit të mbrojtjes natyrore të trupit. Kjo metodë është shpresë-dhënëse dhe ka dhënë rezultate, por nuk është funksionale për të gjithë.

“Ka dy vite që në Kosovë përdorim imunoterapi, të cilën që pacienti e siguron vet, ku një numër i vogël, 4 ose 5 persona e kanë marrë këtë imunoterapi, sidomos për tumore te lëkurës, dhe ata janë sot janë gjallë, kanë shëndet të mirë dhe vazhdojnë mjekimin ashtu si duhet. Kjo terapi vetëm një vit e gjysmë më herët ka filluar të përdoret në SHBA dhe Evropë, e më pas ka filluar të përdoret edhe te ne”, ka shtuar Kurtishti.

Onkologu Ilir Kurtishi flet për metodat më të reja të trajtimit të kancerit, shkaqet dhe numrin e të prekurve në Kosovë
Lexo po ashtu Onkologu Ilir Kurtishi flet për metodat më të reja të trajtimit të kancerit, shkaqet dhe numrin e të prekurve në Kosovë

Ai ka theksuar se ata përcjellim vazhdimisht rekomandimet e fundit që vijnë nga institucionet dhe asociacionet mjekësore globale, të cilat trajtime i fusin sipas tij, në praktikë si mundësi që pacienti të ketë benefitë prej saj gjatë përdorimit të atij ilaçi.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë ka folur edhe për kuadrot që punojnë në Klinikën e Onkologjisë, ku ka thënë se stafi aty janë në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se puna bëhet me shumë vullnet dhe pasion.

“Mendoj se po angazhohemi që te jemi me të mirë e kualitativ se që jemi tash, duke qenë konkurrent edhe me vendet e tjera në regjion”, tha ai./Telegrafi/

Kurtishi në këtë intervistë ka folur edhe për shkaqet që qojnë deri te diagnostifikimi me kancer, numrin e të prekurve në Kosova nga sëmundja që po konsiderohet e shekullit, trajtimi e deri te arritjet që po prezantohen nëpër konferencat ndërkombëtare në parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje.

Ai ka thënë se shumica e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit në Kosovë, shërbimin dhe trajtimin mjekësor e marrin nga Klinika e Onkologjisë, duke theksuar se tentojnë që ta avancojnë shërbimin e radioterapisë dhe kimioterapisë, duke përdorur teknika të reja të mjekimit të këtyre sëmundjeve.

Kurtishi ka thënë se kanceri po konsiderohet si sëmundja e shekullit, sepse sëmundjet malinje sipas tij, janë në vendin e dytë për nga renditja ato që shkaktojnë vdekjet.

“Numri i rasteve të reja të prekur nga kancerit, në bazë të dhënave tona, lëviz nga 1500 deri në 1600 persona, me një marzhë të gabimit deri në 10 për qind, që nuk lajmërohen te ne, por marrin trajtim jashtë Kosovës ose në klinika private”, ka shtuar ai.

Kurtishi është shprehur se numri i të prekurve me kancer në krahasim më vendet e rajonit, është më i ulët, duke shtuar se “jemi aty aty me Maqedoninë me numër të banorëve, derisa vendit fqinj ka dyfish numër më të madh të të prekurve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori