LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vendi ynë solidarizohet me Turqinë e Greqinë, dhe të gjithë ata që janë të prekur nga fatkeqësia natyrore

Kurti: Vendi ynë solidarizohet me Turqinë e Greqinë, dhe të gjithë ata që janë të prekur nga fatkeqësia natyrore
Foto: Arkiv

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur solidaritet ndaj popullit të Turqisë e Greqisë pas tërmeteve që goditën dy vendet gjatë të premtes.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndërnjerëzor”.

“Tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grek përreth. Forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndërnjerëzor. Familjeve të viktimave, u shpreh ngushëllime të sinqerta. Familjeve të atyre nën rrënoja, uroj t’i nxjerrin të gjallë më të dashurit e tyre. Vendi ynë solidarizohet me Turqinë e Greqinë, dhe të gjithë ata që janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, u shpreh Kurti.


Ndryshe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka publikuar numrat e kontaktit, ku shtetasit kosovarë mund të lajmërohen pasi Turqinë e goditi një tërmet të premten.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada ka bërë të ditur tre numra në qytetë të ndryshme të Turqisë ku mund të paraqiten shtetasit kosovarë.

Ndryshe, më herët edhe Ambasada e Shqipërisë kishte bërë thirrje që shtetasit e Shqipërisë të vendoseshin në zona më të sigurta.

Ambasada ka publikuar edhe numrat e telefonit, ku qytetarët mund të thërrasin për çdo emergjencë, transmeton Telegrafi.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet turke në veri të ishujve grek Samos.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori