Trepça ka fituar titullin e kampionit në sezonin 2024/25 në Superligën e Kosovës në basketboll.

'Minatorët' triumfuan pas gjashtë ndeshjeve finale ndaj Bashkimit me rezultat 4-2.


E në palestrën 'Minatori' i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili i dha edhe trofeun e kampionit 'Xehetarëve'.

Kurti ka uruar Trepçën në faqen e tij zyrtare në Facebook për sukseset e arritura.

Postimi i plotë nga Albin Kurti:

Trepça kampione përsëri!

Titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për minatorët e Mitrovicës që po vazhdojnë të dominojnë basketbollin vendor.

Përgëzime KB Bashkimit! Finalist dinjitoz që përkundër humbjes, i dha hijeshi kampionatit të sivjetmë me rivalitet të fortë.

Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores. /Telegrafi/

telegrafi sport app