Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Peter Magyar për fitoren e tij në zgjedhje në Hungari.

Përmes një reagimi në "X", Kurti shprehu përgëzimet për rezultatin zgjedhor, duke vlerësuar mbështetjen e qytetarëve hungarezë për vlerat e Bashkimit Evropian.


Ai theksoi se Kosova mirëpret këtë orientim dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë ndërmjet dy vendeve në të ardhmen.

“Urime Peter Magyar për fitoren e tij zgjedhore në Hungari. Kosova mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim të punojmë së bashku”, ka deklaruar Kurti.


Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari në votimet e së dielës.

Orban ka udhëhequr me Hungarinë për 16 vjet dhe në zgjedhjet e 12 prillit garoi për mandatin e gjashtë radhazi.

Me 81.49 për qind të votave të numëruara, partia Tisza e Magyar pritet të fitojë 137 vende në Parlamentin prej 199 deputetësh. Koalicioni i kryeministrit aktual, Viktor Orban, Fidesz dhe KDNP, sipas rezultateve të deritanishme pritet të fitojë 55 deputetë./Telegrafi/