LAJMI I FUNDIT:

Kurti u bën thirrje publike Hotit dhe Haradinajt për debat

Kurti u bën thirrje publike Hotit dhe Haradinajt për debat

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti ka thënë në Magazinën Zgjedhore se është dëm që nuk u bë një debat mes tij dhe dy kandidatëve të tjerë për kryeministër, Avdullah Hotin dhe Ramush Haradinajt.

Ai madje ka ftuar të dy për një debat të tillë, me një kusht, që ky debat të mbahet para zgjedhjeve të 11 qershorit.


“Kudo dhe kurdo, jam i gatshëm dhe i interesuar për një debat të tillë sepse është interesi publik që të ballafaqojmë idetë dhe programet tona.  Të gjithë e dimë se pse nuk po ndodh një debat i tillë por snjëri nuk duhet të ketë frikë”.

“I ftoj që kudo dhe kurdo ta organizojmë një debat të tillë, por me një kusht, që debati të mbahet para zgjedhjeve”, tha Kurti. /Klan Kosova/