LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregon se çka përfiton Kosova nga marrëveshja bazë me Serbinë: Vetëm neni 10 është problematik

Kurti tregon se çka përfiton Kosova nga marrëveshja bazë me Serbinë: Vetëm neni 10 është problematik

Kryeministri Albin Kurti me ftesë të deputetëve po raporton këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tregoi se me këtë datë ka zhvilluar dy lloje të takimeve; fillimisht atë bilateral me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe pastaj atë trilateral ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Në takimin e fundit Kurti tha se BE-së i ka ofruar nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes bazike me Serbinë, por sipas tij, të njëjtën gjë ka refuzuar që ta bëjë Vuçiqi.


“Qëndrimi i përfaqësuesit Borrell është që ky dokument nuk do të diskutohet më. Ka një format të finalizuar dhe prandaj është publikuar në faqen zyrtare të BE-së. Refuzimi për ta nënshkruar këtë marrëveshje nga ana e Serbisë tregon se ata nuk janë darkord me përmbajtjen. Presidenti Vuçiq po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët. Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime”, u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar.

Ai tutje tha se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të jashtme ndërkombëtare ndërmjet dy shteteve të pavarura.

Sipas tij, ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, respektin për integritetin territorial, heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, njohjen e simboleve shtetërore, pasaportave etj.

Tutje, Kurti tha se i vetmi nen ku ka një problem në këtë marrëveshje është ai që lidhet me obligimet e trashëguara e për të cilat ka një konsensus ndërkombëtar që ato duhen zbatuar.

“Është neni 10 i marrëveshjes, fjalia e fundit. Përmban normën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhen zbatuar. Këtë duhet ta kuptoni si një detyrim ndaj tërësisë dhe paqartësisë që e shoqëron në tërësi e jo si diçka të veçantë ndaj një elementi të një marrëveshje, natyrisht e kam fjalën për marrëveshjen Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013 e të ratifikuar në këtë Kuvend e të zgjeruar me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq më 25 gusht 2015 mbi Asociacionin. Pra, marrëveshja bazë nuk i veçon elementet, por i vendos ato në një normë të tipit kategori”, u shpreh mes tjerash kryeministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori