LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregon arsyen pse Kosova e bleu shtëpinë e komedianit britanik për ta shndërruar në ambasadë

Kurti tregon arsyen pse Kosova e bleu shtëpinë e komedianit britanik për ta shndërruar në ambasadë

Kosova do ta zhvendos ambasadën e saj në Londër në një rezidencë të cilën e ka blerë dhe vlera e së cilës është 6.5 milionë funte. Ajo ndodhet në Hyde Park dhe dikur ishte në pronësi të komedianit Spike Milligan.

E kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes kësaj synojnë të forcojnë lidhjet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.


Ambasada e Kosovës në Londër do të zhvendoset në shtëpinë 6.5 milionë funtesh të komedianit britanik Spike Milligan
Lexo po ashtu Ambasada e Kosovës në Londër do të zhvendoset në shtëpinë 6.5 milionë funtesh të komedianit britanik Spike Milligan

”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan”.

Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti në Twitter.

The Telegraph raportoi të hënën se prona e artit dhe artizanatit në Bayswater, është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje nga ambasadori Ilir Kapiti.

Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha në katin e parë, tavane të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Stafi i ambasadës së Kosovës synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë puna e rinovimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori