Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dy ditë pasi ka thënë se në Rashkë të Serbisë po ndodhë riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij, ka treguar për armët kineze, të cilat po i përdor ushtria serbe për shfaqjen e agresionit të hapur ndaj Kosovës.
Kurti, përmes një postimi në platformën “X” ka treguar se Serbia është operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë e cila është duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës
“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
The missile system FK-3 (export version of HQ-22) is one of the Chinese weapons used by the Serbian Army, including CH-92 drones. This makes Serbia the first and only operator of Chinese weapons in Europe while openly showing violent aggression towards Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 21, 2023
Kryeministri Kurti edhe në takimin e së hënës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Prishtinë ka folur për situatën e sigurisë, veçanërisht në raport me rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për të.
Ai veçoi praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundërajror në afërsi të këtij kufiri.
Edhe me këtë rast, Kurti i listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1” si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe.
Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe.
Kurti të dielën ka thënë se po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.
Ai ka shprehur shqetësimin se të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.
Sipas tij, në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.
Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, tregon Kurti, aty kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq.
Kurti shton se është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Deklaratat e Kurtit se Rusia dëshiron të nxisë një krizë të re, vijnë disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Moska synon të nxisë konflikt midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky më 15 nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës