LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se draft-statuti i Asociacionit është më i avancuari, por si e shohin opozita dhe njohësit e politikës

Kurti thotë se draft-statuti i Asociacionit është më i avancuari, por si e shohin opozita dhe njohësit e politikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga marrëveshja bazike, Kosova përfiton njohjen de facto nga ana e Serbisë, por kjo e fundit sipas tij, nuk po e zbaton dhe po e shkelë atë.

Kurti kritikoi ndërmjetësuesit se nuk po e ndëshkojnë Serbinë për shkelje të marrëveshjes.


“Marrëveshja bazike është njohje de facto. Problemi është që Serbia nuk po e zbaton dhe po e shkelë. Marrëveshja bazike është njohje de facto. Ajo duhet respektuar dhe duhet zbatuar. Në vend që të respektohet dhe të zbatohet, Serbia as s’po e zbaton edhe po e shkelë. Nuk më përket e vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të tryezës, i përket ndërmjetësve që ta thonë këtë gjë hapur”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit në një intervistë për ATV thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga pesëshja e emisarëve ndërkombëtarë, është më i avancuar se ai i viteve 2013 e 2015.

“Më datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe aty më 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft statut.

Është e qartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë.

Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, tha ai.

Kurti thotë që dallimi kryesor tij është korniza, që sipas kryeministrit, është themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet.

“Për këtë arsye, edhe unë kam thënë se është i pakrahasueshëm me të tjerët, që përafroheshin në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 dhe ku në fakt nuk kishte barazi midis palëve”, tha ai.

Drafti i Asociacionit, analizë e Serwerit: Të mirat, të këqijat dhe të pashkruarat
Lexo po ashtu Drafti i Asociacionit, analizë e Serwerit: Të mirat, të këqijat dhe të pashkruarat

Por, si e sheh këtë draft lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi?

Për kryetarin e PDK-së, është hera e parë që ka draft të tillë të Asociacionit.

“Kurrë Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje, ka pasur inicializim por jo nënshkrim. Ai mundet sot me inicializu në Bruksel marrëveshje. Këto janë të pavërtetat e Kurtit”, tha Krasniqi.

Tutje shtoi se Asociacioni që ka pasur me u kriju në të kaluarën ka qenë komplet pa kompetenca ekzekutive në asnjë rrethanë.

Publikohet drafti i plotë i Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Lexo po ashtu Publikohet drafti i plotë i Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

“Në momentin që është bërë Kurti, kryeministër qasja e tij ndaj dialogut dhe partnerëve ndërkombëtar ka pasur reperkusione dhe ne i kemi thanë në vazhdimësi”, tha Krasniqi në emisionin “Politiko”.

Sipas tij pas shumë mashtrimeve, prej qëllimit madhor por me arrit një marrëveshje finale të përqendruar në njohje të ndërsjellë, në Bruksel morëm përsëri marrëveshje të përkohshme të përqendruar në Asociacion, në autonomi.

“Ky draft i Asociacionit është pa njohje, kjo është super Zajednicë. Ky tekst nuk jam i sigurt që e kalon testin e kushtetutshmërisë”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkaq, njohësit e politikës janë të ndarë sa i përket asaj nëse Asociacioni ka ose jo kompetenca ekzekutive.

Ndonëse profesori Bujar Dugolli, e konsideron që draft-statuti i fundit i Asociacionit të komunave më shumicë serbe është më i avancuari që ka qarkulluar deri më tani. Për avokatin Valdet Hoxha i njëjti draft përmban elemente ekzekutive.

Ka apo jo elemente ekzekutive draft-statuti i Asociacionit?
Lexo po ashtu Ka apo jo elemente ekzekutive draft-statuti i Asociacionit?

Dugolli për RTV Dukagjini ka thënë se ky draft-statut i Asociacionit nuk ka elemente ekzekutive të pushtetit jashtë komunal.

Sipas Dugollit, me këtë draft, komunave nuk i merren asnjë kompetencë  për t’iu bartë ndonjë institucioni tjetër.

Por kështu nuk mendon edhe avokati Hoxha.

“Ka elemente ekzekutive, fatkeqësisht po se ndryshe nuk do të ishte ky vrull kaq i madh. Nëse e shohim draftin deri në këtë fazë, ai i ka simbolet, flamurin, stemën, kuvendin, mundësi vija direkte të financimit  nga Serbia në kuptim të ndihmës është e kamufluar si e tillë, ka aftësi të hapjes së zyrave ndërlidhëse, dhe të gjitha këto nuk do të kishin kuptim pa një pushtet ekzekutiv”, thotë Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori