LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi ushtarët e FSK-së që morën pjesë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Kurti takoi ushtarët e FSK-së që morën pjesë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë takuar sot kontingjentin e Forcës së Sigurisë që mori pjesë në shuarjen e zjarreve në veri të Shqipërisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se kryeministri Kurti i falënderoi pjesëtarët e FSK-së për kontributin e dhënë dhe gatishmërinë për të sakrifikuar jetën e tyre, për të dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave në Republikën e Shqipërisë.

Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi se ndër objektivat e tij kryesorë si kryeministër dhe qeverisë që udhëheqë, është investimi edhe më i madh në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së, të nevojshme për përmbushjen e detyrave ligjore të saj.


FSK ndihmoi për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep detaje pas kthimit
Lexo po ashtu FSK ndihmoi për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep detaje pas kthimit

Ndërkaq, ministri Mehaj tha se është i përkushtuar që sa më shpejtë të arrihen qëllimet strategjike të qeverisë dhe objektivat operacionalë të tij, si ministër i mbrojtjes, për FSK-në, forcë profesionale dhe e gatshme për të realizuar mbrojtjen e territorit të vendit, mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe pjesëmarrjen efektive në operacionet jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori