LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi profesorin e Universitetit të Iowa-s, biseduan për avancimin e bashkëpunimit

Kurti takoi profesorin e Universitetit të Iowa-s, biseduan për avancimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Dr. Curtis Youngs.

Në takim, siç informoi të shtunën (8 korrik) zyra e kryeministrit, u theksuan të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe potenciali që ka ky sektor për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit.


Po ashtu, u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

“U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori.”, u bë e ditur në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Deputeti i

Deputeti i "Junts" në Parlamentin spanjoll: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Kalo në kategori