LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, konfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti takohet me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, konfirmohet mbështetja për Kosovën

Marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimi konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë u vlerësuan në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjornstad dhe Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Zyra e Kryeministrit njofton se, takimi u mbizotërua nga diskutimet mbi Agresionin Rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, me theks të veçantë për rajonin tonë.

“Në planin bilateral, Kryeministri shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Kosovës duke shprehur zotimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se, Bjornstad dhe ambasadori Grøndahl shprehën mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe rritjen e bashkëpunimit. /Telegrafi/