Një javë pas darkës së përbashkët në Athinë të ftuar nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, këtë herë në kuadër të Forumit të Bledit për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim dy palësh me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.
Në takimin e parë dy palësh të tyre, kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin Denkov për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës që nga vitit 1999 e tutje, të gjitha fazat e shtetndërtimit, dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.
Me homologun e tij bullgar, kryeministri Kurti foli për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe optimizimin e potencialit të bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë.
Në qershor të këtij viti Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari themeloi selinë e saj në Sofje. Numri i investitorëve bullgarë në Kosovë është rreth 135 me fuqi investuese rreth 6 milionë euro të shtrirë në disa sektorë si ai i tregtisë dhe shërbimeve, turizmit, ndërtimtarisë, teknologjisë së informacionit dhe transportit.
Përgjatë takimit, kryeministri Kurti gjithashtu e njoftoi kryeministrin Denkov edhe për progresin ekonomik dhe demokratik, arritjet kryesore të qeverisjes dhe reformat në fushën sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, të cilat janë identifikuar dhe vlerësuar gjerësisht në raporte të besueshme ndërkombëtare. Ai gjithashtu e ftoi atë për vizitë në Kosovë në një të ardhme të afërt.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Arbëresha Kryeziu Hyseni dhe këshilltari politik i Kryeministrit, Jeton Zulfaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri