Kurti: Shkëmbimi i territorit nuk është mall, Edi Rama nuk e mbështet këtë ide

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për takimin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Kurti thotë se e beson Kryeministrin Rama që nuk e mbështet shkëmbimin e territorit.
“Kishim një takim 5 orësh, kishim një ndeshje miqësore 5 oreshë, e cila u ndërpre për 45 minuta kur erdhi Depardie. Më pas ne vazhduam për temat e rëndësishme për Shqipërinë e Kosovën e të dyja bashkë”, tha ai.
Kurti foli edhe për mospajtimet me Ramën.
“Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territorit, territori nuk është mall për shkëmbim. Besoj se pavarësisht me kryeministrin e Shqipërisë mund të kemi dallime e të përbashkëta na imponojnë që të bashkëpunojmë si dy qeveri më mirë. Ashtu më tha dhe ashtu dua dhe më duhet të besoj”, tha Kurti në ABC News.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































