LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë

Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pas ndarjes së 20 milionë eurove për importin e energjisë elektrike, do të kalohet edhe kriza energjetike.

Kurti ka pohuar se me krizën energjetike po ballafaqohen të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës, transmeton Telegrafi.

“Pas miratimit në Kuvend të buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë, mbrëmë mbajtëm mbledhjen e 49-të të Qeverisë Republikës së Kosovës, në të cilën miratuam dy vendime. Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtuam masën 3.7 Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike. Ndamë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit të energjisë”, ka theksuar ai.


Kryeministri ka shtuar tutje ” së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori