LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sanksionet ndaj Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor, është kostoja e mbrojtjes së lirisë

Kurti: Sanksionet ndaj Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor, është kostoja e mbrojtjes së lirisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sanksionet e vendosura karshi Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor.

Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, ka theksuar se kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë, përcjell Telegrafi.

“E kuptoj shqetësimin e secilit prej jush për rritjen e çmimeve. Edhe pse kjo gjë nuk është ndikuar nga ne, megjithatë kjo po na prek edhe neve. Kjo është kostoja e lirë. Sanksionet e vendosura kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor, si në importin e energjisë elektrike, si në naftë dhe si në produktet që konsumojmë”, tha Kurti.


Çmimet e naftës vazhdojnë të ngriten – qytetarët thonë se do t'i përdorin veturat më rrallë
Lexo po ashtu Çmimet e naftës vazhdojnë të ngriten – qytetarët thonë se do t'i përdorin veturat më rrallë

Ai ka shtuar se kjo krizë po dikton rritjen e çmimit të naftës.

“Nëse në fund të vitit të kaluar ishte kriza energjetike që nxiti ngritjen e çmimeve, këtë vit është lufta në Ukrainë dhe përballja e perëndimit demokratik të bashkuar kundër Rusisë ajo që po dikton rritjen e çmimit të naftës. Rusia është një prej eksportuesve më të mëdhenj të gazit dhe naftës në tregun botëror”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

Botë
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor

Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor

Ekonomi
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA

Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA

Ekonomi
“Po manipulojnë me numra...”, njohësit e ekonomisë kritikojnë buxhetin për vitin 2025

“Po manipulojnë me numra...”, njohësit e ekonomisë kritikojnë buxhetin për vitin 2025

Ekonomi
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?

Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?

Ekonomi

"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori