LAJMI I FUNDIT:

Kurti rrëfen çfarë foli më Ramën: Duhet të kemi një politikë

Kurti rrëfen çfarë foli më Ramën: Duhet të kemi një politikë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti rrëfeu edhe njëherë se çfarë bisedoi me kryeministrin Edi Rama pak javë më parë në Tiranë.

Ai tha se Rama nuk është për shkëmbim territoresh.


“Karshi Beogradit nuk duhet të ketë një politikë Tirana dhe një politikë Prishtina. Ashtu si me Greqinë, nuk mund të kem unë një politikë ndaj Athinës pa u konsultuar me Tiranën. Kemi diskutuar shumë gjatë për çështje ekonomike dhe Rama u mundua që të më tregojë mua një mori të vështirësive që ka hasur kur erdhi si kryeministër shumë gjëra që ka menduar ti bëjë, disa i ka bërë disa janë vonuar dhe vështirësitë që ka hasur me administratën, por edhe profesionalizmi dhe punës që ndoshta jo pak mungon tek ne”, tha Kurti në TV Report.

“Unë mendoj se është për të përshëndetur ai qëndrimi i tij se nuk është për shkëmbimin territorial, meqenëse se kishte diku nga 14 muaj që nuk ishim takuar dhe padyshim se mendoj se ai projekt i dështuar nuk duhet të vijojë që të mbetet as ide. Unë dua që Serbia një ditë të integrohet në BE, populli serb e do BE-në, por shteti serb jo, unë e njoh historinë e Serbisë”.

“Në Serbi kanë vrarë shumë lidera, por atje nuk i ka vrarë populli, por shteti. Ky është dallimi me ne, se këtu e ka vrarë populli. Vuçi duhet të gjejë një partneritet me popullin serb kundër shtetit serb, por nuk jam i bindur se e ka këtë kurajo. Ndonjë edhe përkëdheljet në rajon dhe faktori ndërkombëtar nuk e ndihmojnë për këtë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori