Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, të cilin e riemëroi sot si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Llugaliu është riemëruar me mandat katërvjeçar, sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.


“Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/