LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Grupi kriminal që kreu shpërthimin në Liqenin e Ujmanit do të sillet para drejtësisë

Kurti: Grupi kriminal që kreu shpërthimin në Liqenin e Ujmanit do të sillet para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas një shpërthimi të ndodhur pranë Liqenit të Ujmanit.

Sipas informatave të Policisë së Kosovës, rreth orës 14:30 në zonën e njohur si “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale të liqenit, një ose më shumë persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore, duke dëmtuar dy vetura të parkuara, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane.


Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.

Në reagimin e tij, Kurti ka theksuar se ky incident tregon se stabiliteti në Kosovë nuk i konvenon Serbisë dhe disa shteteve mike të saj.

Momenti i shpërthimit derisa qytetarët po laheshin në Liqenin e Ujmanit
Lexo po ashtu Momenti i shpërthimit derisa qytetarët po laheshin në Liqenin e Ujmanit

“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhura me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjo është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se rrugë tjetër nuk ka përveç sundimit të ligjit dhe rendit publik.

Shpërthim te liqeni i Ujmanit - dëmtohen dy vetura
Lexo po ashtu Shpërthim te liqeni i Ujmanit - dëmtohen dy vetura

“Siguria dhe paqja janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës. Patjetër që institucionet e sigurisë, marrë për bazë profesionalizmin bashkëkohor dhe vullnetin e palëkundur, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim,” ka përfunduar ai.

Shpërthimi dhe dëmet e shkaktuara në Liqenin e Ujmanit kanë ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në veri, ndërsa institucionet e Kosovës janë angazhuar për të hetuar dhe sjellë para drejtësisë personat përgjegjës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori