LAJMI I FUNDIT:

Kurti qëndron në QKUK, interesohet për gjendjen shëndetësore të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit

Kurti qëndron në QKUK, interesohet për gjendjen shëndetësore të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sonte në QKUK për të mësuar nga afër lidhur me gjendjen shëndetësore të personave që u lënduan sot në Kçiq të Mitrovicës nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Kurti ka lavdëruar personelin e QKUK-së për ndihmë e ofruar personave që kërkuan ndihmë mjekësore nga lëndimet e pësuara.

“Për diç më shumë se një orë, mjekët dhe infermierët kujdestarë në QKUK, i shpëtuan 15 qytetarë të aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Telegrafi.


Kurti ka thënë se disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë.

“E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet”, ka shkruar kryeministri.

Katër nga të lënduarit nga bombola e gazit në Mitrovicë në gjendje më të rëndë
Lexo po ashtu Katër nga të lënduarit nga bombola e gazit në Mitrovicë në gjendje më të rëndë

“Nuk është aksidenti i parë i këtillë, qytetarët dhe familjet duhet të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre. Ndërkaq inspektoratet dhe organet tjera përkatëse të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg”, ka thënë ai.

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar të shtunën pasdite si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një fshat të Mitrovicës.

Të gjithë të lënduar janë dërguar për shërim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak të djegieve të pësuara nga zjarri, sipas SHSKUK-së.

Katër nga të lënduarit i janë nënshtruar operimit, njoftoi Shërbimi Spitalor.

Shpërthimi ndodhi në shtëpinë e një familjeje në fshatin Kçiq, tha kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, për mediat lokale.

“Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK”, tha SHSKUK në një njoftim për media.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori