Në përfundim të ditës së parë nga vizita në Strasbourg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit nga mbi 30 ambasadorë të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës (KiE).
Në fjalën e tij, ai foli mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës në demokratizimin e vendit, rritjen ekonomike, sundim të ligjit e drejtësi.
“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik, tregues të së cilës janë indekset dhe rankimet ndërkombëtare që faktojnë se Kosova është një histori suksesi e demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri Kurti foli dhe mbi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Republika e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, të cilat janë të mishëruara edhe në Kushtetutën e Republikës”, ka shtuar ai.
Ai i falënderoi vendet anëtare për mbështetjen e deritanishme dhe kërkoi nga to vazhdimin e saj për të avancuar tutje në këtë proces deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë ditës Kurti u prit edhe nga eurodeputeti gjerman, Manfred Weber, njëherësh drejtues i grupit të EPP në Parlamentin Evropian dhe eurodeputeten nga Kroacia nga radhët e EPP, Zeljana Zovko.
Në takim u diskutua për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, hapat e mbetur për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.
“Me trendin çdo vit e në rritje të eksporteve, veçanërisht në dy vitet e fundit, dhe me mbështetjen që u ka dhënë Qeveria përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike bizneseve të fokusuara në prodhimtari, Kosova synon që të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti. Ndërkaq, nëpërmjet sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, qeverisjes së mirë, dhe stabilitetit institucional, krahas politikave tatimore të favorshme dhe veçorive të fuqisë punëtore, Kosova synon që të bëhet tërheqëse për investitorë të huaj”, ka thënë Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'