LAJMI I FUNDIT:

Kurti prezanton strategjinë e sigurisë së Kosovës: Synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE

Kurti prezanton strategjinë e sigurisë së Kosovës: Synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve strategjinë e sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027.

Kurti ka thënë se kjo është strategjia ombrellë e sektorit të sigurisë që njeh rreziqet, kërcënimet dhe sfidat për sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Kjo strategji do të prodhoj plane dhe dokumente që lidhen me sigurinë kombëtare, publike, mbrojtjen dhe diplomacinë”, ka thënë Kurti.


Kryeministri ka shtuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE.

“I kemi dhënë vëmendje institucioneve të sigurisë, kemi rritur buxhetin e FSK për 52%. Kemi ndarë buxhetin më të lartë në historinë e FSK-së. Ky buxhet është vendosje e një standardi të ri për trajtimin e Forcave të Armatosura dhe çështjeve të sigurisë. Kemi treguar seriozitetin me të cilin e shohim sigurinë në vend. Buxhetit të rritur për ushtrinë po i shtohen edhe mjetet e dhuruara në Fondin e Sigurisë nga qytetarë anë e kënd botës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se krahas rritjes së buxhetit të FSK dhe krijimit të Fondit të Sigurisë kemi përshpejtuar blerjet ushtarake, kemi krijuar linja të reja të furnizimit me sisteme të armatimit.

“Kemi themeluar grup punues për anëtarësim në NATO. Ne synojmë anëtarësim sa më shpejt në PPP dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë të sigurisë. Po punojmë për aplikimin e Kosovës për statusin kandidat në BE”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kalo në kategori