LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Po rritet sasia e informacionit, ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

​Kurti: Po rritet sasia e informacionit, ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë nga sulmi me armë zjarri në autobusin me nxënës, në Gllogjan të Deçanit.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve Mustafaj dhe Hamzaj për humbjen e tyre nga ky akt kriminal dhe mizor.

Krahas pikëllimit dhe mallëngjimit, ndejmë zemërim dhe indinjatë për këtë vrasje të trefishtë, u shpreh kryeministri Kurti, teksa tha se Policia e Kosovës e ka siguruar që po bëjnë gjithçka që është e mundur që sa më parë ta kapin vrasësin ose vrasësit dhe ta mundësojnë drejtësisë dhe ndëshkimin për ta.

Nga Gllogjani, kryeministri Kurti përsëriti edhe një herë apelin ndaj qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm që mund të çojë deri te zbardhja apo zbulimi i këtij rasti, duke i siguruar ata që do t’u ruhet konfidencialiteti i tyre.

Qytetarët mund ta bëjnë këtë në numrat e telefonit 0 800 199 99 apo 192 dhe adresën elektronike info@kosovopolice.com. Shpërblimi për informacione që shpijnë deri në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti është 20 mijë euro.

“Mësova që i kanë shtuar përpjekjet po rritet sasia e informacionit, mirëpo ende nuk e kemi zgjidhjen. Kur jemi në prag të 48 orësh, fatkeqësisht ende nuk e kemi zgjidhjen, por nuk po mungon angazhimi. Janë shtuar numri i zyrtarëve, të cilët po merren me hetimin dhe hulumtimet në mënyrë që i gjithë populli i Kosovës, e në veçanti familjet dhe të afërmit të prehen të qetë duke e sjellë para drejtësisë vrasësin apo vrasësit”, tha Kurti pas këtij takimi.

Vrasja e trefishtë në Deçan, Qeveria ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që mundësojnë arrestimin e autorit
Lexo po ashtu Vrasja e trefishtë në Deçan, Qeveria ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që mundësojnë arrestimin e autorit

Edhe pas 48 orësh, prej kur ka ndodhur sulmi ndaj autobusit që po barte nxënës, nuk ka të dyshuar.

“Momentalisht nuk e kemi të dyshuarin apo të pandehurin. Posa të kemi informacione me siguri që do t’ju njoftojmë. Po rritet sasia e informacionit me hulumtimin dhe hetimin që po bëhet. Edhe nga vendi i ngjarjes, por edhe nga marrja në pyetje e dëshmitarëve. Por nuk e kemi emrin apo emrat e përveçëm të vrasësit”, ka shtuar ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se hetuesit e krimeve të rënda janë të angazhuar në këtë operacion policor dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve potencialë.

“Ne jemi duke punuar në dy, përkatësisht tri pista, të cilat potencialisht mund të jenë motive të ndryshme, të cilat kanë mundur të vijnë deri te vrasja. Ne jemi duke punuar jo vetëm me Stacionin e Autobusëve dhe me njerëzit që kanë pasur kontakt me shoferin dhe viktimat, por edhe me gjithë personat që kanë mundur të kenë kontakt apo informatë rreth rastit”, ka deklaruar Mehmeti.

Pasditen e sotme, me qindra qytetarë kanë marrë pjesë në varrosjen e nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj. Dy ditë më parë në këtë rrugë, u sulmua një autobus i linjës Gjakovë-Deçan, i cili po transportonte nxënës. Në këtë sulm u vranë tre persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori