LAJMI I FUNDIT:

Kurti për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Pantiqit: Jam kureshtar të di se kush është prokurori që e bëri kërkesën dhe cili gjyqtar e aprovoi

Kurti për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Pantiqit: Jam kureshtar të di se kush është prokurori që e bëri kërkesën dhe cili gjyqtar e aprovoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas ndryshimit të masës së sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak, të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Kurti ka thënë se ka qenë i informuar se i njëjti ka qenë në grevë urie derisa ishte në paraburgim dhe se kishte probleme me zemër.

“Unë nuk e di këtë çështjen gjyqësore procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahej në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar në qëndrim të paraburgimit. Ai ka statusin e të paraburgosurit dhe pa statusin e të pandehur për terrorizëm. Ajo çfarë unë kam dëgjuar është se meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme me zemër do të mund të dërgohej në spital e që është e kuptueshme e sa është e arsyeshme e vendos gjyqësori”, ka thënë Kurti.


Kryeministri ka shtuar se është kureshtar të di se kush është prokurori që ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Pantiqit, dhe cili gjyqtar e ka aprovuar.

“Kur ke akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bënë këtë kërkesë dhe cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori