LAJMI I FUNDIT:

Kurti për The Guardian: Bisedimet me Serbinë kanë arritur në një rrugë pa krye – Vuçiq ofendon e mallkon, ndërmjetësit as nuk përpiqen për ta ndaluar

Kurti për The Guardian: Bisedimet me Serbinë kanë arritur në një rrugë pa krye – Vuçiq ofendon e mallkon, ndërmjetësit as nuk përpiqen për ta ndaluar

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë bërë aq të njëanshme sa kanë arritur në një rrugë pa krye.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç citon mediumi prestigjioz britanik, The Guardian, përcjell Telegrafi.


Sipas mediumit në fjalë, më shumë se një dekadë e përpjekjeve ndërmjetësuese të udhëhequra nga evropianët kanë dështuar në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe Beogradi ende refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Dhe të dielën, tensionet u rritën sërish pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të Kosovës (së paku deri në publikimin e lajmit).

Siç vë në pah ky medium, kryeministri Kurti tha në një intervistë për The Guardian të dhënë para dhunës së kësaj fundjave se paqëndrueshmëria e vazhdueshme e kishte bërë rajonin “një shesh lojërash për lojërat gjeopolitike të Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës”.

Kurti e përshkroi takimin e fundit të dështuar më 14 shtator mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si një debakël dhe tha se i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, kishte “humbur neutralitetin”.

Ai e ka akuzuar Vuçiqin për ofendime ndaj tij gjatë bisedimeve, të cilat ai tha se ishin bërë një dukuri e rregullt pa asnjë përpjekje nga ndërmjetësit për ta ndaluar atë.

“Ai shpesh gjatë këtyre dy viteve ofendon dhe shan serbisht”, tha Kurti. “Kam kërkuar nga ndërmjetësit ta ndalojnë dhe ta dënojnë, por kjo nuk ndodh kurrë”.

Kurti nuk ka specifikuar se çfarë epitetesh ka përdorur presidenti serb kundër tij, por diplomatët kosovarë thanë se një nga fjalët fyese të përdorura në takimet e mëparshme ishte “shiptar”, një fyerje etnike në serbisht për t’iu referuar shqiptarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori