LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me mërgatën në Vjenë, fton për investime në Kosovë

Kurti në takim me mërgatën në Vjenë, fton për investime në Kosovë

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri Albin Kurti, është takuar me pjesëtarë të mërgatës.

Kreu i qeverisë, e ka ftuar mërgatën në Austri që të hulumtojnë mundësitë e investimeve në Kosovë.

“Potencova arsyet e qëndrueshme për investime në Kosovë, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit ekonomik e shkëmbimit tregtar ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe financave”.


“Krahas qeverisjes demokratike, pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Republika e Kosovës ofron mjedis të favorshëm për investime. Veçova rritjen ekonomike, qeverisjen e mirë, borxhin e ulët publik, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, si dhe gjykatën komerciale”.

“Në mbrëmje takova mergimtarët tanë në Austri. U shpreha mirënjohje të përzemërt për kontributin e vazhdueshëm, si pjesë kyçe e zhvillimit ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës në çdo kohë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe kjo është reflektuar edhe në Programin tonë qeverisës, si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori