LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Shkup, mori pjesë në takim rajonal të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropiane

Kurti në Shkup, mori pjesë në takim rajonal të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropiane

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti, që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në një takim rajonal të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropiane (PSE).

Në njoftim bëhet e ditur se me ftesë të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert (FES), kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sot mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PES), që u mbajt në Selinë e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup,

“Çështje qendrore e diskutimeve ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian marrë parasysh realitetet e reja gjeopolitike, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë”, thuhet në njoftim.


LVV thekson se të pranishëm në këtë takim, krahas kryeministrit Kurti dhe bashkë-drejtuesit të SPD gjermane, Lars Klingbeil ishin drejtues dhe përfaqësues të lartë të partive simotra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi.

Gjatë këtyre takimeve, kryeministrit Kurti ishte i shoqëruar nga drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LV-së, njëherit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori