LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Romë: Thellimi i bashkëpunimit me Italinë pjesë e agjendës e qeverisë së re

Kurti në Romë: Thellimi i bashkëpunimit me Italinë pjesë e agjendës e qeverisë së re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar për takimet që ka realizuar në kryeqytetin e Italisë, në Romë.

Kurti ka thënë se në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Andrea Cascone.

Kreu i LVV-së, ka thënë se në takim ka shprehur falënderim për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, në luftë e në paqe, për siguri e për zhvillim, transmeton Telegrafi.


“Diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet shteteve në rajonin tonë, për sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme dhe mbështetjen që mund të japë Italia, si dhe për sforcimin e integrimit evropian si forcë demokratizuese”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Kurti ka pohuar se thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë së tyre re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori