LAJMI I FUNDIT:

Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia

Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia

Kryeministri i Kosovës ka ripërsëritur se dinari nuk është ndaluar në Kosovë por që euro mbetet valuta zyrtare e vendit.

“Vetëm Euroja është mjet pagese në Kosovë. Ne japim grante për serbët dhe më besoni të gjithë i pranojnë eurot. Edhe në Mal të Zi jetojnë serbët dhe as ata nuk e urrejnë euron. Unë do të bëj më shumë komunikim me serbët. Do të flasë serbisht me ta në mënyrë që të kuptojnë situatën. Nuk kam asgjë kundër serbëve. Unë kam miq serb, kam ministra serb, zëvendës avokati i Popullit është poashtu serb”.


Kurti ka përmendur edhe disa institucione tjera të larta në Kosovë që drejtues janë serbët.

“Kriminelët janë individë, nuk ka komunitet kriminel”, ka shtuar Kurti.

Ai ka përmendur edhe konvertimin e targave si një argument se serbët mund të integrohen në Kosovë.

Kurti i përgjigjet Vuçiqit në OKB për "persekutimin e serbëve": Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin e në Ballkan
Lexo po ashtu Kurti i përgjigjet Vuçiqit në OKB për "persekutimin e serbëve": Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin e në Ballkan

“Serbët kanë pranuar targat edhe pse shkronja e parë fillon me “R” që simbolizon republikën tonë. Në euro nuk ka simbole të Kosovës, serbët nuk kanë arsye pse të mos e pranojnë euron”.

Kurti ka komentuar edhe ballinat e gazetave serbe se gjoja Kosova po hakmerret ndaj serbëve për atë që u ndodhi kosovarëve në vitin 1999.

“Ne nuk do të hakmerremi. Po janë vrarë mbi 10 mijë civil të pa armatosur e janë përdhunuar mbi 20 mijë gra, por nuk do të hakmerremi. Ne duam drejtësi dhe drejtësia ndodh kur nuk ka hakmarrje. Është me rëndësi që për të pasur paqe mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë hakmarrje, këtë e premtojë unë”, ka deklaruar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori