LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Në gjashtë ditë patëm takime të shumta në Francë, Austri e Spanjë

Kurti: Në gjashtë ditë patëm takime të shumta në Francë, Austri e Spanjë

Kryeministri Albin Kurti ka pasur një periudhë intensive të takimeve të ndryshme në Francë, Austri e Spanjë brenda gjashtë ditësh.

Përmes një shënimi në Facebook, ai ka thënë se pos bisedave për ngjarjet aktuale në vend ka bërë ofertën e Kosovës për investitorët e huaj.


“Dy forume dhe një kongres në Francë, Austri dhe Spanjë në gjashtë ditë. Takime, diskutime dhe biseda të shumta mbi zhvillimet në vend, qeverisjen e mirë, progresin, dhe ofertën tonë për investitorë të huaja”.

“Në Paris, me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla ishim në mesin e liderëve e krerëve të shumtë të shteteve e qeverive pjesëmarrëse në Forumin e Paqes”.

“Në Vjenë, në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, Republika e Kosovës pranoi Çmimin Vjetor “Partneri i Vitit 2023” për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal”.

“Në Malaga, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti morëm pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), për të shënuar anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë familje të rëndësishme politike”, ka shkruar tutje Kurti./Telegrafi/