LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Chicago: Fitoren tonë na e mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora

Kurti në Chicago: Fitoren tonë na e mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike (DNC), ku Kamala Harris edhe zyrtarisht do të nominohet për presidente të SHBA-së ndërsa po mbahen edhe panele të ndryshme diskutimi të organizuara nga DNC.

Kurti ishte pjesë e panelit të diskutimit “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”, ngjarje e cila po zhvillohet në Chicago, Illinois.

Para fillimit të diskutimit, kryeministri u takua dhe bashkëbisedoi me Kryetarin e Komitetit Kombëtar Demokrat, Jaime Harrison, në prani dhe të presidentes së NDI, Tamara Wittes dhe Kryetarit të Bordit Drejtues të NDI, Tom Daschle.


Pjesë e panelit bashkë me udhëheqësin e Qeverisë së Kosovës ishte dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson dhe Ministri i Jashtëm i Danimarkës dhe ish-kryeministri, Lars Lokke Rasmussen.

Në temën e diskutimin për rolin e partive dhe mënyrat se si ato duhet të përgatiten për t’iu bërë ballë sfidave, Kurti tha se partitë politike natyrshëm janë politike dhe që çështja është t’i kthejmë ato në shoqërore.

“Partitë politike janë natyrshëm politike. Sfida është se si t’i kthejmë në shoqërore. Këtu mendoj se qëndron dhe suksesi ynë. Tre kategoritë shoqërore që e mundësuan fitoren tonë janë gratë, të rinjtë dhe diaspora. Filluam duke vënë në pah kontributin e grave në shoqëri dhe duke nënvizuar rolin shoqëror të grave. Në anën tjetër, duke pasur moshën mesatare të popullsisë në Kosovë 34 vjeç, punuam me të rinjtë përmes kulturës, artit, sportit e debateve mbi teoritë kritike”, tha Kurti.

Ndryshe, ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama kanë mbajtur fjalim gjatë mbrëmjes së kaluar në Konventën Kombëtare Demokratike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori