Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mirëpriti sot në ndërtesën e qeverisë pjesëmarrësit e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana” të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e që po mbahet në Prishtinë nga data 9-12 dhjetor.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë bashkëbisedimit në lidhje me forumit dhe temat që forumi trajton, Kurti foli për rëndësinë e diasporës për vendin tonë dhe nënvizoi disa nga karakteristikat e diasporës sonë që e bëjnë atë pjesë integrale e zhvillimit të vendit.
“Ndër to u veçua, motivimi i lartë dhe lidhja emocionale me vendin e origjinës, shkathtësitë, ekspertizën dhe rrjeti i kontakteve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe vullnetin dhe gatishmërinë për të investuar dhe kontribuar në vend në të gjitha fushat.
Ai gjithashtu i njoftoi mysafirët me rezultatet e qeverisjes në rrafshin ekonomik dhe demokratik, ku edhe diaspora ka luajtur një rol të rëndësishëm, dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në Forumin ‘Ulpiana’, duke u uruar diskutime produktive përgjatë sesioneve dhe prezantimeve në këto tre ditë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, njoftimit forumi “Ulpiana”, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovative për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum, me liderë globalë politikë, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme.
Në edicionin e dytë të këtij forumi ka pjesëmarrës dhe prezantime nga mbi 30 vende të botës dhe një gamë e gjerë profilesh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova