LAJMI I FUNDIT:

Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të LVV-së, iu flet për të arriturat përgjatë dy viteve qeverisje

Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të LVV-së, iu flet për të arriturat përgjatë dy viteve qeverisje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për të arriturat e Qeverisë në mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetaret e qendrave të organizatës së Gruas për Vetëvendosje.

Kryeministri Kurti, njëherit kryetar i LVV-së, ka folur edhe rreth aktualitetit politik në Kosovë.

“Këtë javë Qeveria ka shënuar dyvjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër. Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje”, thuhet në njoftimin për media.


Tutje, bëhet e ditur se çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në qendra, me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LVV-së dhe organizatës të saj, GVV-së.

“Aktivitetet e realizuara përgjatë muajit mars nga qendrat e GVV-së si dhe raportet e punës nga qendrat të muajve janar dhe shkurt janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi”.

“Lëvizja që është duke qeverisur me vendin për dy vite ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të qëveriset ndershëm, pa krim e korrupsion dhe mund të punojë për shtresat që kanë nevojë më së shumti. Qeverisja e mirë dhe e ndershme së bashku me organizatën e gjerë e strukturat dinamike në terren do të jenë binaret kah do të lëviz Lëvizja. Këto dy vite të suksesshme nuk ishin të lehta, andaj javëve, muajve e viteve në vijim na presin punë edhe më të mëdha si organizatë në mënyrë që sukseset të shumëfishohen”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori