LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Mbase sidomos te ne, gratë janë më punëtore – por ja që kanë më pak vende pune

Kurti: Mbase sidomos te ne, gratë janë më punëtore – por ja që kanë më pak vende pune
Albin Kurti (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dita ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është dita e cila na e përkujton që për çdo ditë ka shkelje të të drejtave, ka shfrytëzim të gruas.

Sipas Kurtit, megjithatë, këtë vit është bërë një hap para.

“Për herë të parë në institucione të vendit ka pjesëmarrje më të madhe të grave”, ka shkruar Kurti.

Megjithatë, ai ka thënë se sigurisht nuk është e mjaftueshme.

“Barazia gjinore nuk duhet të jetë vetëm në ligje e rregullore të cilat mbesin tekste në letër, por pjesë e përditshme e jetës praktike e të gjithë neve”.

Sipas Kurtit, jo vetëm te ne, mbase sidomos te ne, gratë janë më punëtore, punojnë më shumë, por ja që kanë më pak vende pune.

Postimi i plotë në Facebook:

Dita ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është dita e cila na e përkujton që për çdo ditë ka shkelje të të drejtave, ka shfrytëzim të gruas.

Këtë vit e kemi bërë një hap para. Për herë të parë në institucione të vendit ka pjesëmarrje më të madhe të grave.

Sigurisht që nuk është e mjaftueshme. Barazia gjinore nuk duhet të jetë vetëm në ligje e rregullore të cilat mbesin tekste në letër, por pjesë e përditshme e jetës praktike e të gjithë neve.

Të drejtat, e kuotat që predikohen nga lart, s’i bëjnë kurrë njerëz (të barabartë) ata që mjerimi e papunësia i redukton ku më pak e ku më shumë në nocione biologjike, meshkuj e femra.

Premisa e emancipimit është mundësia për punësim dhe drejtësia e garantuar. Emancipimi nuk duhet të jetë vetëm i grave për gratë, por edhe i burrave për gratë. Dhe, duhet të filloj qysh me edukimin e hershëm të fëmijëve për barazinë gjinore.

Jo vetëm te ne, mbase sidomos te ne, gratë janë më punëtore, punojnë më shumë, por ja që kanë më pak vende pune.

Kjo është një padrejtësi e madhe shoqërore në Republikën e Kosovës.

Me qeverisjen e re, me ndryshimet që janë bërë me 6 tetor dhe me 3 shkurt, ne e kemi shansin që këtë ta përmirësojmë edhe në mënyrë institucionale e legjislative, por gjithashtu edhe me shembullin tonë të përditshëm.

Urime 8 Marsin!

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori