LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Marrëveshjen e Washingtonit nuk do ta ‘hedhim të tërën’ – por aty ka disa pika problematike

Kurti: Marrëveshjen e Washingtonit nuk do ta ‘hedhim të tërën’ – por aty ka disa pika problematike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Marrëveshjen të nënshkruar në Washington nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta “injorojë” atë në tërësi.

Në këtë kontekst, gjatë një interviste për European Western Balkans, kryeministri Kurti ka shtuar se megjithatë, disa pika të marrëveshjes janë problematike, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk kam thënë se ajo që është nënshkruar në Uashington, unë thjesht do ta hedh – jo asnjëherë. Pika e fundit, e cila ishte njohja e Izraelit për Kosovën është zbatuar dhe kjo është pjesa më e vlefshme e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.


Sidoqoftë, ka shtuar ai, “ne nuk duam ta mohojmë atë në parim, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ka edhe disa pika që janë problematike për kushtetutën tonë që janë nënshkruar si një zotim nga kryeministri i mëparshëm. Vetëm të përmendim faktin që ne nuk do të lobojmë dhe angazhohemi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Kjo shkon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Ndërsa në pyetjen rreth asaj nëse sheh ndonjë ndryshim të madh në qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës dhe marrëdhënieve Serbi-Kosovë, që nga ndryshimi i administratës në Uashington, Kurti ka thënë se SHBA mban qëndrimin e saj për Kosovën e pavarur, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet atje.

“Por përsëri, ka disa ndryshime. Presidenti Joe Biden dëshiron të forcojë marrëdhëniet Trans-Atlantike midis SHBA-së dhe Evropës. Ai është një social demokrat dhe gjithashtu ka një politikë të bazuar në vlera, ku nga dialogu dëshiron të ketë një rezultat transformues, jo qasje transaksionale”, ka thënë më tej Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe rreth dialogut me Serbinë.

“Mendoj se duhet të pajtoheni me mua se është e vështirë të zhvillosh bisedime për sa kohë që (atje) nuk ka distancim nga regjimi i Millosheviqit. Është shumë e nevojshme që të kemi një distancim real, një introspeksion, një autokritikë në mënyrë që të merrni orientim të duhur në të ardhmen dhe të arrini zgjidhje me pajtimin. Unë nuk shoh një alternativë ndaj njohjes reciproke”, ka thënë ndër tjerash në intervistën e tij, Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kalo në kategori