LAJMI I FUNDIT:

Qeveria kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Nuk është zgjidhje

Qeveria kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Nuk është zgjidhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar kundër tërheqjes së kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti), duke thënë se “kjo nuk është zgjidhje”.

Sipas Kurtit, mendim të njëjtë kanë edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Kemi thënë edhe shumë më herët, kur ishim në opozitë edhe tani, me Pakon e Ringjalljes Ekonomike do ta zbusim krizën. Por, nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve mund ta zgjidhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se, një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti, pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.


Qytetarët e Kosovës së fundmi janë përballur me rritje enorme të çmimeve, si të produkteve ushqimore bazë, ashtu edhe të derivateve e shërbimeve të tjera.

Morina nga Trusti: Tërheqja e kursimeve është kompetencë e Kuvendit të Kosovës, humbjet e Fondit po rikuperohen
Lexo po ashtu Morina nga Trusti: Tërheqja e kursimeve është kompetencë e Kuvendit të Kosovës, humbjet e Fondit po rikuperohen

Për t’i ndihmuar qytetarët që ta tejkalojnë më lehtë krizën ekonomike të shkaktuar, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti ka njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori