LAJMI I FUNDIT:

Kurti kujton 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Gashi dhe Dalip Behra në Krushë të Madhe

Kurti kujton 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Gashi dhe Dalip Behra në Krushë të Madhe

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar 24 vjetorin e rënies së Bekim Gashit dhe Dalip Behra në Krushë të Madhe.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Dalipi dhe Bekimi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve ku ranë pritë e forcave serbe.


“Sot mbushen 24 vite nga 13 prilli i vitit 1999, kur në Krushë të Madhe, ranë dëshmorë Bekim Gashi dhe Dalip Behra. Atë kohë, Bekimi ishte vetëm 23 vjeçar, kurse Dalipi ishte 38 vjeçar. Pas masakrës së kryer nga forcat serbe mbi fshatarët e Krushës së Madhe, ku u vranë mbi 240 fshatarë, Bekimi dhe Dalipi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve.

Në këtë përpjekje, ata ranë në një pritë të forcave serbe dhe pas luftimesh me ta, Bekimi dhe Dalipi ranë dëshmorë, duke u përjetësuar me veprat dhe emrat e tyre në historinë e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori