LAJMI I FUNDIT:

Kurti emëron Ilir Aliun zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve

Kurti emëron Ilir Aliun zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot me emërimin e zëvendësministrave të Qeverisë.

Kësaj radhe, Kurti ka ka emëruar Ilir Aliu zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Kurti, ka uruar Aliun për pozitën në këtë institucion dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve.


Kurti emëron Avni Zogianin zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Ambientit
Lexo po ashtu Kurti emëron Avni Zogianin zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Ambientit

Ditëve të fundit, Kurti ka emëruar edhe zëvendësministra të tjerë si Avni Zogiani u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, e cila drejtohet nga ministri Lumir Abdixhiku.

Kurti emëron dy zëvendësministra të rinj
Lexo po ashtu Kurti emëron dy zëvendësministra të rinj

Pastaj dy ditë më parë Taulant Kryeziu, me vendim të Kurtit është emëruar zëvendës-ministër në Ministrinë e Intergrimit Evropian, kurse Imri Demelezi në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /Telegrafi/