Pas takimit me senatorin Chris Murphy, në ditën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike, kryeministri Albin Kurti, u takua edhe me senatorin amerikan Peter Welch.
Siç njoftohet u bisedua mbi thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zgjerimin drejt fushave të reja të bashkëpunimit, për ndërveprim sa më të ngushtë dhe produktiv, por edhe për zgjedhjet historike presidenciale në ShBA, të cilat do të mbahen më 5 nëntor dhe gjallërinë e vlerat e rrënjosura të demokracisë së fuqishme amerikane.
Kurti e njohu senatorin Welch dhe me zhvillimet në vend dhe progresin demokratik dhe ekonomik që shteti ynë ka arritur në tri vitet e fundit.
Senatori Welch kishte vizituar vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Kryeministri theksoi rëndësinë e përballjes me drejtësinë të përgjegjësve të këtij sulmi dhe dorëzimit të Millan Radojçiq drejt autoriteteve të Kosovës nga ana e Serbisë.
Duke shprehur mirënjohjen për kontributin e senatorit dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, Kurti e falënderoi për shkëmbimin e sinqertë dhe bisedën e zhvilluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa