LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Më e rëndësishme do të ishte të bëhesha kryeprokuror

Kurti: Më e rëndësishme do të ishte të bëhesha kryeprokuror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në prezantimin e buxhetit për vitin 2023 në Pejë ka komentuar edhe sistemin e drejtësisë, duke thënë se secilën ditë që po vazhdon si kryeministër po mendon se më e rëndësishme do të ishte ta kishte pozitën e kryeprokurorit.

Deklaratën e Kurtit e ka postuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje në faqen e saj zyrtare në Facebook.


“Secilën ditë që po vazhdoj si kryeministër shpeshherë, edhe duke e dëgju ministrin Hekuran, po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror”.

“Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoi edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet, do të vonohemi shumë”, ka deklaruar ai, transmeton Telegrafi.

“Këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak. E unë jam optimist që edhe në këtë pengesë ia dalim bashkë, sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Komuna e Pejës sot ishte qendra e radhës në të cilën kryeministri Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi prezantuan para qytetarëve buxhetin për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Për të parë videon klikoni KËTU