LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe ministri arab i Investimeve bisedojnë për tranzicionin e energjisë së gjelbër dhe turizmin

Kurti dhe ministri arab i Investimeve bisedojnë për tranzicionin e energjisë së gjelbër dhe turizmin

Kyreministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Forumin Ekonomik në Davos ka takuar ministrin e Arabisë Saudite për Investime, Khalid Al-Fatih.

Kurti me anë të një shkrimi në Twitter ka treguar se me ministrin Al-Fatih kanë biseduar për tranzicionin e energjisë së gjelbër dhe turizmin.


“Me ministrin e Investimeve, Khalid Al-Falih ne ndamë vizionin tonë për një tranzicion të energjisë së gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm. Mezi presim ta mirëpresim së shpejti në Kosovë. Gjithashtu shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Arabisë Saudite ndër vite”, ka njoftuar ai.

Këtë vit në qendër të takimit të Forumit janë diskutimet për pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, krizën energjetike dhe një recesion të mundshëm ekonomik në botë.

Në Davos vijnë krerë politikë nga e gjithë bota, liderë të ekonomisë, figura të njohura dhe aktivistë të klimës.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos fillon takimet 5-ditore në kohën e krizave të mëdha
Lexo po ashtu Forumi Ekonomik Botëror në Davos fillon takimet 5-ditore në kohën e krizave të mëdha

Ky forum zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë COVID-19 në Kinë.

Në takimin 5-ditor që zhvillohet nën moton “Bashkëpunim në një botë të fragmentuar”, priten krerë nga 50 shtete të botës. /Telegrafi/