LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe kryeparlamentari estonez flasin për ndikimin destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe kryeparlamentari estonez flasin për ndikimin destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës zyrtare në Estoni, është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit Republikës së Estonisë, Juri Ratas.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyeshme, u diskutua për çështje të rëndësishme për sigurinë e përbashkët, si dhe për fushat e bashkëpunimit që forcojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.


Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e Estonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit tonë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Ai theksoi reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes së deritanishme, progresin e arritur në ekonomi dhe përmirësimet në indikatorët demokratik në vend.

“U bisedua për rëndësinë e solidaritetit me shtetin edhe popullin ukrainas, si dhe u theksuan pasojat nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Po ashtu, u fol edhe për ndikimin destabilizues të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrezikun që paraqet për sigurinë kolektive të Evropës dhe vlerat e lirisë dhe demokracisë”, thuhet në komunikatë.

Në Parlamentin e Republikës së Estonisë, Riigikogu, kryeministri Kurti po ashtu u prit në takim nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Andres Sutt.

Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, që po shoqërojnë kryeministrin Kurti në këtë vizitë zyrtare, janë edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadorja jo rezidente e Kosovës në Estoni, Shkëndije Geci-Sherifi dhe këshilltari i kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori