Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell kanë shprehur qëndrime të kundërta, lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.
Në një konferencë të përbashkët për medie në Bruksel, kryediplomati evropian u shpreh i prerë në themelimin e Asociacionit, ndërsa kreu qeveritar tha se kjo marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
Përkitazi me këtë qëndrim, Borrell tha se nuk mund të ketë takim të ri të nivelit të lartë në dialog, derisa palët nuk kanë vullnet për rezultate konkrete.
“Ajo çka u tha gjatë këtij takimi është se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit, kjo marrëveshje është e lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira. Sigurisht që presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen nga dy palët. Sepse adresimi i nevojave të komunitetit serb është element i rëndësishëm i procesit të normalizimit. Me të njëjtat fjalë e kemi trajtuar këtë çështje me kryeministrin Kurti. Pra kjo pjesë e marrëveshjes duhet të implementohet”, tha ai.
Por Kurti tha se nga 33 marrëveshjet me Serbinë, dy të tretat prej tyre nuk janë zbatuar nga Serbia.
“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat nuk janë zbatuar nga Serbia, por gjithmonë, Serbia kërkon zbatimin e vetëm njërës prej tyre, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Kurti.
Tutje ai shtoi se kur është bërë publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese, asnjë serb i Kosovës nuk ka protestuar.
“Mbaj mend më 23 dhjetor 2015, kur u bë publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese, asnjë serbë i Kosovës nuk kishte protestuar, vetëm Beogradi. Është koha të kemi një dialog kur qytetarët janë përfituesit dhe jo politikanët. Kemi nevojë për një karakter diplomatik të dialogut që njerëzit të përfitojnë nga ai dhe po e riktheksoj se në dhjetor të 2015 serbët e Kosovës nuk është se janë marrë me vendimin e Kushtetueses, ka qenë Beogradi që është ankuar”, deklaroi ai.
Tutje, kryeministri Kurti vazhdoi duke thënë se dialogu nuk duhet të shërbej një politikani të caktuar por qytetarëve të Kosovës
“Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lartë, për të kënqur një politikan apo tjetër nuk janë demokratike, unë jam demokrat. Dhe, mu për këtë besoj se kapitujt e ardhshëm të dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të jenë për të kënqur një politikan apo për të shpëtuar lëkurën e një politikani, apo fytyrën e një tjetri, por t’i shërbejmë popullit, duhet të jemi në shërbim të popullit. Dhe, kam frikë që ky Asociacion i Komunave me shumicë serbe, është në shërbim të Beogradit shumë më shumë sesa ndonjë qytetari serb të Kosovës, të cilëve ju shërbej po aq si kryeministër i Kosovë”, tha Kurti
Pavarësisht këtij qëndrimi, Borrell përsëriti gjatë konferencës se duhet të implementohet e marrëveshja për Asociacionin.
Madje, Borrell e quajti marrëveshjen për Asociacionin si më të rëndësishmen.
“Me lejoni të them se edhe unë jam demokrat, dhe nuk jam këtu për t’i shërbyer cilitdo politikan, nga cilado anë. Ajo që ka ndodhur me tabelat e veturave ka dëshmuar dhe duhet të jetë shembull që dialogu është i vetmi forum për të trajtuar e zgjidhur të gjitha çështjet e hapura. Do të doja të merrni parasysh rëndësinë e dialogut, për të tejkaluar vështirësitë për dialogun për integrim në Bashkësinë Ndërkombëtare. Nuk pajtohem me juve kur thoni që Gjykata Kushtetuese e bënë të pamundur implementimin e Asociacionit. Më vjen keq kryeministër, por më duhet t’iu kërkoj vazhdimisht implementimin e kësaj marrëveshje. E di që ka marrëveshje të pazbatuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, shtoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi